• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Vajzë apo djalë? Jonida Vokshi zbulon gjininë e fëmijës së saj të parë

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi ka zbuluar mbrëmjen e sotme në finalen e spektaklit ‘Top Talent’ në ekranin e ‘Top Channel’ gjininë e fëmijës së saj.

Duke çarë tollumbacen ngjyrë rozë, Jonida ka treguar se ajo dhe partneri i sai, Besnik Krapi, janë në pritje të një vajze.

Ky moment është duartrokitur nga të gjithë të pranishmit në skenë. Me siguri Vokshi duhet të ketë nisur përgatitjet e para për të voglën e saj duke filluar nga veshjet apo dhomën e gjumit.

Kujtojmë se gjatë kësaj kohe moderatorja ka ndarë momente të ndryshme me bashkëshortin e saj duke shijuar kohën e lirë së bashku, teksa barku rritet dita ditës./revistawho.com