Feride mëson se vajzat janë të përfshira në vdekjen e Javuzit. Ajo i premton se do t’i shpëtojë nga kjo situatë megjithëse vajzat nuk kanë shpresa më. Songyl i tregon të vërtetën Gynejit dhe i thotë se nuk mund t’i lërë vetëm motrat e saj. Gynej përpiqet të ndalojë Songylin të dorëzohet. Xhemre gjithashtu i tregon Serkanit të vërtetën. Ky i fundit tronditet që nëna dhe e dashura e tij kanë fshehur vdekjen e të atit. Edhe Meral i tregon Mertit por ai i qëndron në krah. Ejlyl i jep lamtumirën Byshrës dhe ndahet mes lotësh nga e motra. Ali ndahet me Ejlylin i përlotur. Vajzat bëhen gati të dorëzohen në polici./revistawho.com