• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Vajzat shqiptare “sundojnë” në Britani, albumet e Dua Lipës dhe Rita Orës ndër më të preferuarit

Vajzat e talentuara me origjinë shqiptare si Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora apo Ava Max kanë arritur të ndërtojnë një karrierë mjaft të suksesshme që ju ka sjellë famë ndërkombëtare. Këngët e tyre janë kthyer të gjitha në hit dhe sot ato renditen ndër artistet më të preferuara në mbarë botën. Së fundmi Rita ka dhënë një lajm shumë të madh, gjë që tregon se ajo së bashku me Duan kanë arritur “të sundojnë” në Britani. Ora ka zbuluar se albumi i saj “Phoenix”, i cili u lançua në nëntor të 2018-tës, renditet në vendin e 5 për albumet më të transmetuara ose të shitura të artisteve femra në Britaninë e Madhe. Ndërsa Dua Lipa renditet në vendin e parë me albumin që mban emrin e saj. Rita Ora e ka publikuar këtë gjë në ‘Instagram’, por bie në sy se ajo është munduar të fshehë me një shkrim emrin e Duas.

Ndoshta Rita nuk e ka bërë me qëllim këtë gjë, por duhet thënë se dy vajzat shqiptare nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën dhe fshehja e suksesit të Dua Lipës në këtë rast është mjaft i dukshëm. Megjithatë e rëndësishme është që ato të dyja kanë arritur të krijojnë një emër dhe tani konkurrojnë hapur me artistet që kanë vite që janë pjesë e tregut muzikor. /revistawho.com