• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Vajzat shkatërrohen nga humbja e Ejlylit, këtë javë në “Lule të vetmuara”

Ejlyl bie sërish në grackën e Kemalit dhe për të shpëtuar ka vetëm një mundësi. Ajo hidhet në humnerë. Kader kërkon ndihmë nga policia dhe këta të fundit e gjejnë Ejlylin në fund të humnerës. Të gjithë tmerrohen kur mësojnë çfarë i ka ndodhur Ejlylit. Vajzat shkatërrohen nga dhimbja e humbjes së Ejlylit. Kur mësojnë se Kemal i dha para një vajze nga konvikti për të ndjekur Ejlylin, ato çmenden. Selin troket në derën e Zehras për të bërë paqe me Gynej. Kemal mëson për vdekjen e Ejlyl nga gazetat. Vajzat janë të gatshme të bëjnë gjithçka për të marrë hak ndaj tij. Songyl, Kader, Meral dhe Xhemre ngrenë një kurth për Kemalin duke e vënë veten në rrezik.