Vajzat shqetësohen për zhdukjen e papritur të Songylit. Songyl prezantohet me djalin me të cilin do të martohet. Vajzat gjejnë letrën e lamtumirës që ka lënë Songyl. Ato telefonojnë babain e saj dhe tronditen kur mësojnë Se Songyl ka vendosur të martohet. Ejlyl njofton Feriden. Feride dhe Toprak së bashku me vajzat dhe Gynejin nisen në kërkim të Songylit. Babai i Songylit tenton të largohet nga spitali për të gjetur të bijën. Nazan i kërkon llogari Defnes për veprimin që bëri dhe e qëllon me shuplakë. Defne e inatosur thotë se do të gjejë nënën e saj të vërtetë. Banu pranon që Kemal të punojë me të dhe Mesuden. Songyl përpiqet të bindë djalin me të cilin do të martohet se babai i saj e ka kryer dënimin./revistawho.com