Zehra i tregon Selenit arsyen pse Songyl humbi provimin. Gynej mëson se Songyl nuk e ka dhënë provimin dhe kërkon të dijë arsyen. Pas këmbënguljeve të tij Songyl më në fund i tregon të vërtetën. Feride dhe Toprak bëjnë vrap me fëmijët por Byshra sëmuret. Vajzat vishen bukur dhe shkojnë në festën e Meralit. Vajza e Maxhides Harika nuk i lë mikeshat e Meralit të futen në festë duke shkaktuar një skenë të pakëndshme. Songyl i tregon shoqeve se ajo nuk e dha provimin. Meral ofrohet t’i ndihmojë shoqet sa herë të kenë nevojë. Sadriu prezanton Meralin si mbesën e tij para miqve të ftuar dhe medias. Harika ia vë syrin Gynejit dhe përpiqet ta bëjë për vete./revistawho.com