Meral mëson se Serkan ka kancer. E tronditur ajo i tregon Songylit. Vajzat vendosin të mos t’i tregojnë Serkanit që e dinë për sëmundjen e tij. Meral organizon një festë me pizhama mes vajzash dhe fton dhe Defnen për të mësuar më shumë prej saj. Defnes nuk i vjen mirë që vajzat e mësuan sëmundjen e Serkanit. Nga ana tjetër vajzat zbulojnë se edhe Xhemre e dinte por nuk i ka treguar. Xhemre mëson se vajzat kanë organizuar festë me pizhama dhe i mbetet hatri që nuk e kanë ftuar. Defne i porosit vajzat të mos qajnë në sy të Serkanit pasi ai nuk dëshiron ta mëshirojnë. Gynej nuk e merr provimin në universitet ndërsa Xhemre merr notën më të lartë. Vajzat takohen me Serkanin dhe mundohen të mos bien në sy që e dinë të vërtetën. Ejlyl ndodhet në rrezik por Ali e shpëton./revistawho.com