• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Instant Articles, Lajme

Vajzat me të kaluar të zakonshme që u bënë princesha. Ju njohim me Hirushet e Evropës

Nëse keni menduar se vetëm Meghan Markle dhe Kate Middleton kanë pasur një jetë larg asaj mbretërores para se të martoheshin me princa, atëherë e keni gabim. Në Europë ka disa princesha dhe mbretëresha që kanë pasur një jetë, e cila është bërë sebep për diskutime shumë shpesh.

Sofia Kristina Hellqvist është një prej tyre. Ajo është 34 vjeç dhe para se të njihte Princin Charles Philip të Suedisë, ka qenë kamariere, shitëse, modele bikinish dhe showgirl. Por për shkak të disa fotove ku shfaqet duke puthur një vajzë që është pornostar, është akuzuar edhe si aktore filmash porno.

Sofia kristina hellqvist: Se Sofia Hellqvists (30) store stilforvandling

Look Back at the Breathtaking Pictures From Prince Carl Philip and Princess Sofia's Wedding | Princess sofia of sweden, Princess sofia, Royal wedding dress

Prince Carl Philip Could Not Stop Kissing Princess Sofia at Their Romantic Wedding | Princess sofia of sweden, Prince carl philip, Princess sofia

E vërteta ama nuk është e tillë. Sofia gjithashtu ka marrë pjesë në një spektakël televiziv të quajtur ‘Paradise Hotel’ i regjistruar në SHBA (konsiderohet si trashy TV) dhe kjo gjë vetëm sa e ka përkeqësuar situatën e saj në sy të botës. Në 13 qershor të 2015-ës ajo shkoi drejt altarit me princin e saj dhe më vonë u bënë prindër të 3 fëmijëve.

Mette-Marit e Norvegjisë, mbretëresha e ardhshme, ka një histori gjithashtu shumë të habitshme. Ajo ishte një 48-vjeçare rebele, me stil punk, nënë beqare dhe ish-partnere e një personi që merrej me drogë. Më pas u njoh me princin e kurorës në një festival muzike.

Meet Mette-Marit, the Crown Princess of Norway With a Wild Past

Maxima e Hollandës ka lindur në Buenos Aires në 1971-in dhe është vajza e një ministri argjentinas. Ajo punonte si konsulente financiare kur u prezantua me mbretin e ardhshëm të Hollandës, Guglielmo Alessandro. Ai nuk i tregoi që në fillim kush ishte dhe në momentin që u rrëfye, Maxima qeshi me të madhe dhe nuk e besoi. Kur Alessandro mori fronin më 3 prill 2013, vajza e ministrit u bë e para mbretëreshë që kishte lindur jashtë kontinentit europian.

Queen Maxima Wears Emerald Tiara in Ireland | PEOPLE.com

Princesha Mary e Danimarkës ka lindur në Tasmania në shkurt të 1972-it dhe ishte menaxhere marketingu. E njohu Princ Fredwrik në vitin 2000, në një pub në Sydney dhe u martua me të në 2004-ën. Ajo do bëhet mbretëresha e parë e Danimarkës me origjinë austriliane.

Crown Prince Frederik and Crown Princess Mary | Denmark royal family, Royal dresses, Princess mary

Crown Princess Mary of Denmark's Best Outfits, Fashion - Princess Mary of Denmark Style Evolution

Mathilde e Belgjikës ishte një terapiste e të folurit kur u njoh me pasardhësin e fronit, Philip. Punoi deri në 1999-ën, kur u martua dhe u bë princeshë. Që prej 2013-ës ajo është mbretëresha e Belgjikës.

Queen Mathilde of Belgium: latest news and photos

Edhe Letizia e Spanjës është shumë e famshme. Në 2003-in ajo bie në dashuri me Princin Felipe dhe asokohe ishte një nga gazetaret më të njohura, me karrierë edhe si spikere lajmesh në disa televizione. E la gjithçka për t’u bërë mbretëresha e Spanjës.

Queen Letizia and King Felipe of Spain Being Tested for Coronavirus | InStyle
Charlene Wittstock shkoi nga pishinat ku notonte në monarkinë e Monakos. E lindur në Afrikën e Jugut, ajo ishte e bija e një biznesmeni tekstilesh dhe notare, madje mbante edhe medalje olimpike për këtë sport. Në 2011-ën u martua me Princ Albert të Monakos, duke u bërë princeshë./revistawho.com

Princess Charlene jewellery: Princess Charlene of Monaco collection of jewels and tiaras | Guide

Fit For a Princess: Charlene Wittstock | Vogue