• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Vajzat e njohura ju japin një ide për veshjen e festave të fundvitit

Fundviti duket sikur është i lidhur ngushtë me ngjyrën e kuqe, tradicionalja e ditës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Megjithatë mesa duket pak nga pak kjo ka filluar të ndryshojë dhe nuk do të thotë domosdoshmërisht se gjatë muajit të fundit të vitit duhet të visheni patjetër me të kuqe. Madje vajzat e njohura të ekranit po na japin idenë se për festat e këtij viti e bardha është një zgjedhje fantastike. Kohët e fundit shumë personazhe të njohur kanë zgjedhur të pozojnë përpara një peme të zbukuruar ose në evente të ndryshme me veshje në ngjyrë të bardhë. Shumica e tyre kanë preferuar më së shumti kostumet klasike për ta sjellë të bardhën në një formë sa më fine.

E bardha është një ngjyrë që përcjell gjithmonë pozitivitet dhe fundja ky është mesazhi që të gjithë duam të japim më së shumti për fundvit.

Prandaj nëse nuk kishit një ide se çfarë duhej të vishnit për festat e dhjetorit dhe më të rëndësishmet e vitit, ja ku e keni nga vajzat e njohura. /revistawho.com