Xhemre merr një lajm jo të mirë për pasurinë e saj. Asaj i ka mbetur shumë pak pasuri nga babai dhe shtëpia nuk i përket asaj. Kemal i ofron Defnes të bashkëpunojnë. Nazan çmendet kur nuk gjen dot paratë që ka fshehur në shtëpinë e tetos. Vajzat shkojnë të provojnë ushqim kinez por sëmuren. Defne pranon të bashkëpunojë me Kemalin për t’i bërë keq vajzave të jetimores. Kemal i jep Defnes celularët e vjedhur. Defne i fut ato në çantat e vajzave dhe njofton policinë. Vajzat përfundojnë në komisariat. Feride dhe Neriman mbrojnë vajzat dhe janë të sigurta se ato nuk kanë bërë asgjë./revistawho.com