• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Fotot, Instant Articles, Lajme

Vajzat e Irsa Demnerit janë yje si mami, fotot e ditëlindjes e vërtetojnë këtë

Të gjithë e mbajmë mend si bukuroshen me kaçurela, që rrëmbeu kurorën e më të bukurës në kompeticionin e “Miss Shqipëria” dhjetë vjet më parë. E megjithëse prej kohësh e shkëputur nga jeta publike, fotot e saj përbëjnë gjithnjë kuriozitet. Fjala është për Irsa Demnerin, sot 27 vjeç, nënë e dy vajzave si yje, e cila ka festuar së fundmi ditëlindjen e vajzës së madhe, në një festë shumë të bukur, me të ftuar miq dhe familjarë. Fotot e publikuara nga Revista Living, tregojnë se bukuroshja nuk ka humbur asnjë gram nga shkëlqimi i një dekade më parë dhe se vajzat e saj janë kopje e së ëmës (të mos i mbetet hatri babit). Irsa Demneri po shijon kohë të lumtura me familjen e saj, e cila është gjithçka në jetën e ish-miss-it. / revistawho.com