• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë

Vajza kujdes! Ja çfarë nuk durojnë meshkujt

Nëse dëshironi të bëni për vete një mashkull ose të forconi më shumë lidhjen ekzistuese, duhet të dini defektet që ata nuk i durojnë dot, nëse i vënë re te femrat. Nga flokët te make up-i i rëndë, duke kaluar tek aromat e çuditshme dhe thonjtë jo perfektë…ja se çfarë duhet të dini për të mos qenë e çrregullt në pamjen tuaj shkruan Syri.net

  1. Flokët e yndyrshëm

Meshkujt nuk duan që femra e tyre të ketë flokë të yndyrshëm dhe jo të pastër. Nëse keni flokë të yndyrshëm dhe nëse nuk mund t’i lani shpesh, përdorni një shampo të llojit të thatë për t’i pasur gjithmonë të pastër dhe të parfumosur.

  1. Mustaqet

Meshkujt i urrejnë qimet në trupin e femrave, por sidomos apo që dalin sipër buzës (mustaqet)! Pa marrë parasysh se sa i dhimbshëm është depilimi rreth buzës, ato qime duhet të hiqen. Drejtojuni një estetisteje, ose provoni depilimin me fije peri.

  1. Erën e djersës

Për asnjë arsye në botë, aroma juaj e trupit nuk duhet të jetë si ajo e një peshku të qelbur, pra ju nuk duhet të vini era djersë. Ndaj zgjidhni një deodorant me kohëzgjatje të madhe dhe një parfum të freskët dhe sensual.

  1. Frymën e keqe

Çfarë gjëje më të keqe ka se sa era e keqe e gojës, kur jeni në intimitet me partnerin? Nëse vuani nga kjo gjë, lajini vazhdimisht dhëmbët dhe përdorni një solucion për t’i rifreskuar.

  1. Qimet nëpër trup

Kur depiloheni me brisk, pashmangshmërisht një ditë më pas, këmbët tuaja ose pjesë të tjera të trupit do të jenë me qime të forta, gjë që meshkujt e urrejnë shumë. Ndaj përdorni çerën (lloj dylli). Dhimbja do t’ju bëjë të bukura dhe partneri do të joshet më shumë nga butësia e lëkurës në pjesët intime.

  1. Thonjtë e thyer ose të ngrënë

Çdo femër duhet të kenë një manikyr perfekt për të pasur duar dhe këmbë sensuale. Pra femra, thonjtë e ngrënë, të thyer, me kutikula nuk janë aspak një pamje tërheqëse për meshkujt.

  1. Fytyrën me push

Ashtu siç e përmendëm pak më lart, meshkujt i urrejnë qimet; imagjinoni se sa i neveritshëm është për ta momenti kur iu duhet të prekin një fytyrë me push (qime shumë të vogla dhe të dendura). Padyshim (nëse keni një fytyrë tillë) ju nuk keni aspak faj për zhvillimin e shumtë të hormoneve që shkakton këtë gjë. Por moskujdesi ndaj vetes, nuk mund të falet. Ndaj drejtojuni ndonjë specialisti për ta bërë fytyrën tuaj perfekte.

  1. Flokët gjysmë të lyer

Nëse nuk keni pasur kohë për të shkuar në parukeri, partneri juaj do ta kuptojë menjëherë, sidomos nëse flokët i keni biondë ose platin. Dalja e ngjyrës së flokëve, nuk është aspak tërheqëse në sytë e meshkujve. Ndaj gjeni mundësinë dhe kohën për të shkuar te parukierja, për të krijuar stilin perfekt të flokëve tuaj.

  1. Truku i tepërt

Ndryshe nga sa mendoni, meshkujt nuk e pëlqejnë aspak një fytyrë shumë të trukuar. Ndaj besojini një bukurie natyrale me një make up shumë të lehtë.

 

CLOSE
CLOSE