• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Lajme

Vajza! Këto janë 5 detajet që tregojnë se jeni lidhur me një njeri të mirë

Disa situata zbulojnë natyrën e vërtetë të dikujt në mënyrë më efikase se sa një marrëdhënie afatgjatë, me problemet e saj, argumentet dhe triumfet. Duke u nisur nga kjo, mënyra më e mirë për të identifikuar një njeri të mirë është që të shikoni mënyrën se si ai e trajton partneren e tij në situata të ndryshme të marrëdhënies së tyre.

1-Nuk është asnjëherë abuziv
Një njeri i mirë, nuk përdor asnjëherë dhunën, në çfarëdolloj situate. Edhe nëse situata përkeqësohet, ai do të largohet për tu qetësuar, dhe për të mos përdorur dhunën fizike. E gjitha kjo sepse ai e di që dhuna është e pajustifikueshme.

2-Të mbështet
Një njeri i mirë është në gjendje të mbështesë partneren e saj emocionalisht, edhe nëse ai nuk e kupton plotësisht se çfarë ka ndodhur. Për sa kohë që kjo do e bëjë atë të ndihet mirë, ai është i gatshëm të bëjë çdo gjë, madje edhe nxitësin e tifozëve.

3-Të bën të ndihesh e sigurt
Ta bësh të ndihet e sigurtë është një ndër shtyllat kryesore që e mban një lidhje gjallë. Një njeri i mirë e dallon këtë dhe është gjithmonë i gatshëm të qëndrojë në këmbë për partneren e tij.

4-Është i sinqertë dhe i ndershëm
Një njeri i mirë, nuk do të tradhëtonte asnjëherë. Nuk ka rëndësi se sa e joshin femrat e tjera, ai thjesht nuk do e bëjë.

5-Është altruist
Disa meshkuj bëhen altruistë pasi nuk kanë besim në vetvete dhe mundohen ta bëjnë për vete femrën me dhurata dhe ndere. Nëse ju bëni pjesë te pririoritetet e tij, atëherë ai është i duhuri./revistawho.com