• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Vajza e Remzie Osmanit feston ditëlindjen, surprizohet me propozimin romantik për martesë

Ditën e djeshme vajza e këngëtares së njohur, Remzie Osmani, Riola ka festuar ditëlindjen. Remzia i dedikoi asaj fjalët më të ëmbla, megjithatë surprizën më të madhe Riola e mori gjatë mbrëmjes. Partneri i saj prej vitesh kishte menduar të organizonte një mbrëmje romantike nën perëndimin e diellit, aty ku Riola mori propozimin për martesë. Pamjet emocionuese i kanë ndarë vetë dyshja në rrjete sociale. Për t’u ndalur pak tek partneri i Riolës, ai quhet Besi dhe me profesion është arkitekt.