• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Vajza e Jay-Z dhe Beyonce e lindur për të performuar, Blue Ivy në hapat e mamasë së saj

Jay-Z dhe Beyonce kanë vendosur të mbështesin vogëlushen e tyre 7-vjeçare, Blue Ivy në talentin e saj për të kërcyer. Një video teksa ajo performonte me këngën e mamasë së saj ‘Before I Go’, bëri xhiron e rrjetit dhe u kthye menjëherë në virale, pasi fansat e shumtë të dyshes vunë në dukje talentin e madh të saj.

Një burim i afërt me Jay dhe Beyonce ka zbuluar për ‘Hollywoodlife’ se ata janë shumë krenarë për vajzën e tyre dhe se po përpiqen që ajo ta ushqejë këtë talent pasi mendojnë se e vogla ka lindur për ta bërë këtë gjë. Burimet shtuan gjithashtu se Ivy ka shumë dëshirë të këndojë sa herë pas here Beyonce dhe Jay-Z e marrin me vete në studio muzikore teksa regjistrojnë projektet e tyre të radhës.

Nuk dihet nëse Blue do të jetë një nga yjet e ardhshëm të ‘Hollywood-it’ të huaj, megjithatë mund të themi pa frikë se ajo ka trashëguar të gjithë talentin e madh që gëzojnë dhe prindërit e saj./revistawho.com