• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Vajza e Beyonce dhe Jay Z një talent i lindur, fiton çmimin e rëndësishëm në muzikë

Vogëlushja e Beyonce dhe Jay Z, Blue Ivy ka fituar ditën e djeshme një çmim në kompeticionin e quajtur ‘Ashford Simpson Songwriter’s Award Train Soul 2019’ për shkak të kontributit të saj në melodinë ‘Brown Skin Girl’.

Kjo këngë u bë publike në muajin korrik, si pjesë e kolonës zanore të filmit ‘The Lion King: The Gift’. Edhe më parë Blue, ka tërhequr vëmendjen e mediave si një vajzë tepër e talentuar edhe pse në moshë shumë të vogël. Ajo ka zbuluar se arrin t’ i përdorë shumë mirë ‘makeup-et’ dhe të lyhet si një profesioniste e vërtetë.

Përveç gjyshes që kujdeset gjatë gjithë kohës për të voglën, edhe Beyonce së bashku me Jay Z kanë mbështetur çdo talent të Blue./revistawho.com