• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ushqimi i saj i preferuar lidhet ngushtë me babain e ndjerë, Lori Hoxha bëhet nostalgjike dhe tregon historinë e veçantë

Edhe pse ka zgjedhur të jetë më pak aktive në rrjete sociale kohët e fundit, Lori Hoxha arrin të ‘vjedhë’ gjithmonë vëmendje. Teksa ka treguar së fundmi se po gatuan spageti me vongole, Lori ka rrëfyer se ky ushqim lidhet ngushtë me babain e saj të ndjerë.  Ajo ka pohuar se ky ushqim i kujton kohën kur jetonte në Romë dhe babai i saj, Dritan Hoxha, udhëtonte për t’i takuar gjatë fundjava dhe i çonte pranë detit për drekë, për të shijuar pamjen dhe për të ngrënë ushqimin e tyre të preferuar, që ishin pikërisht spagetit me vongole. Lori e ka treguar gjithmonë se ka patur një lidhje të ngushtë me të atin dhe me sa duket është bërë nostalgjike për kohën pranë tij.