• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Ushqimet që rrisin deshirën seksuale

1. Hudhra

Edhe pse shkakton një aromë të keqe, studiuesit shprehen se hudhrat janë konsideruar si afrozodiakë, nxitës qysh në kohët e mëparshme. Hudhrat përmbajnë “Allicin” e cila rregullon qarkullimin e gjakut duke rritur energjinë dhe rezistencën e organizmit.

  1. Mjalti

Mjalti është një tjetër produkt i cili rrit dëshirën seksuale. Mjalti është i paur me vitaminë B, e cila është e nevojshme për prodhimin e hormonit testosteron tek meshkujt, ndërkohë që ka ndikim edhe në rritjen e nivelit të gjakut. Vitamina B, që merret nga mjalti ndihmon trupin të përdorë hormonin e femrave estrogjenin.

  1. Xhinxheri

Xhinxheri është konsideruar si një nga nxitësit e fuqishëm të rritjes së dëshirës seksuale. Aroma që lëshon stimulon sistemin e qarkullimit të gjakut, duke lejuar rrjedhjen e gjakut në gjithë trupin tuaj. Xhinxherin mund ta konsumoni duke e hedhur në ujë të nxehtë dhe duke i shtuar pak mjaltë e limon.

  1. Salçiçet

Salçicet janë të pasura me zink dhe proteina të cilat stimulojnë prodhimin e testosteronit. Gjithashtu gjatë konsumimit të tyre prodhohen disa komponente kimikë që çlirojnë aminoacide dhe e kthejnë ushqimin në energji.

  1. Fiqtë

Fiqtë përmbajnë aminoacide, kalium, fibra dhe janë një burim i mirë hekuri, që ndihmon në funksionimin e mirë të zemrës dhe qelizave të gjakut.

  1. Manaferra

Të gjitha llojet e manaferrave mbartin magnez që rrit energjinë në trupin e njeriut dhe disa komponentë të tjerë që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut. Ato janë të pasura me zink, i cili është element vital për prodhimin e spermës së mashkullit .

  1. Salmoni

Salmoni është plot me vlera ushqyese, por për shkak të përbërsëve të shumtë konsiderohet edhe nje nxit i dëshirës seksuale. Përmban acidin Omega3 i cili rrit nivelin e neurotrasmetuesve e për pasojë ndikon në trurin e njeriut duke i përmirësuar dukshëm humorin. Është i pasur me vitamia A, B dhe C të cilat ndihmojnë në rritjen e dëshirës seksuale.