• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Ushqehu kështu sot, për t’u ndjerë dhe dukur më mirë nesër

Në kontekstin e dietës është mirë të kesh kujdes me termat “mrekulli” dhe “ e menjëhershme” sepse 99.9% të rasteve këto fjalë janë shumë të bukura për të qenë të vërteta. “Është pak e vështirë të marrësh ushqimin në një nivel fizik të menjëhershëm sepse si fillim ato janë në një nivel qelizor dhe më pas shfaqen fizikisht”-pohoh Dana James, dietologia njujorkeze. Ndërkohë ne nuk mund të presim që trupat tanë të transformohen gjatë natës si me “magji”, por ekzistojnë disa lloj ushqimesh që ne mund të konsumojmë dhe të na bëjnë të dukemi e të ndihemi mirë për një periudhë të shkurtër. Për të dhënë informacion rreth kësaj teme flet James.

  1. Salmon i egër

Salmoni është një nga ushqimet më të pasura me aminoacidin omega3, i cili ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe krijon një shkëlqim të veçantë. Të përfitosh këto rezultate duhet ta kosumosh në dozat e duhura, rekomandohet 2 herë në ditë.

2.Klorofili

Klorofili krijohet gjatë proçesit të fotosintezës në bimë dhe ndihmon për oksigjenimin e poreve duke i dhënë atyre sa më shumë jetë, gjithashtu pastron toksinat nga trupi. Rekomandohet nga një “shoots” çdo mëngjes.

3.Vaj kokosi

Vaji i kokosit ndihmon në rregullimin e jashtëqitjes, duke marrë çdo mëngjes nga një lugë çaj, të cilën mund ta hedhësh brenda kafes ose lëngut të frutave.

  1. Bulmeti dhe produktet e pasura me gluten

Nëse dëshironi të ndiheni rehat me trupin tuaj dhe të keni një pamje sa më të bukur përpara një eventi, duhet të reduktoni produktet e bulmetit dhe produktet që përmbajnë glutenin.

  1. Kërpudhat farmaceutike

Kërpudhat farmaceutike si”ECHINACEA” kanë një potencial të madhë në kurimin e ftohjes dhe gripit brenda një dite. Ato në mënyrë të shpejtë nxisin qelizat mbrojtëse të trupit, të cilat shkatërrojnë çdo bakter dhe virus. Rekomandohet që gjysma e dozës të hidhet në ujë dhe të pihet gjashtë herë në ditë.