• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Pa kategori

“User non found”/ Jennifer Lopez dhe Ben Afleck nuk e ndjek njëri-tjetrin në rrjetet sociale

Kur ata u lidhën për herë të parë, ne jetonim në një botë komplet tjetër. Një botë pa rrjete, pa Instagram e Facebook.

Fakti që romanca e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u rikthye në epokën dixhitale, vëmendja nuk mund të mos drejtohet edhe nga llogaritë e tyre, ku kemi mësuar diçka interesante.

Ben dhe Jennifer nuk e ndjekin njëri-tjetrin në llogaritë personale që kanë në internet.

Numri i personave që Ben ndjek  në Instagram është 94 ku përfshihet dhe ekipi i tij i zemrës “Boston Red Sox”, revista “GQ”, dhe kompania e prodhimit të Matt Damons, “Pearl Street Films”.

Lopez nga ana tjetër ndjek 1,315 llogari duke përfshirë 21 faqe fansash të J.Lo-së, por dora e Affleck mungon dukshëm. Siç duket çifti ka vendosur ta jetojë historinë e tyre larg virtualitetit. Dhe nuk e kanë aspak keq, kur mendon se një nga shkaqet e ndarjes së parë vinte pikërisht nga vëmendja e madhe mediatike mbi ta. /revistawho.com