• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Uroj të kem forcë dhe mirënjohje ndaj teje”, Evi Reçi zgjedh fjalët më të ndjera për urimin e Krishtlindjeve

Ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë për këngëtaren Evi Reçi, e cila në tragjedinë e datës 26 nëntor humbi familjen e xhaxhait. Pas këtij momenti delikat ajo u shfaq sërish në ekran duke dhënë një mesazh mjaft të rëndësishëm se asgjë nuk është më e rëndësishme se vetë jeta.

Ndërsa pak më parë Reçi ka ndarë një foto të sajën në rrjetet sociale, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “E dashur jetë, këtë vit më shumë se kurrë, uroj të kem forcë dhe mirënjohje ndaj teje që je një dhuratë e çmuar. Gëzuar të gjithëve. Krishtlindje të bardha nga zemra”.

Ashtu si në çdo postim tjetër, ndjekësit e Evit i kanë treguar menjëherë mbështetjen e tyre, duke i uruar një vit edhe më të mbarë./revistawho.com