• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Urimet për Marina Vjollcën nuk kanë fund, pas Getoarit fjalët e motrës së saj do ju emocionojnë

Moderatorja e njohur e ekranit, Marina Vjollca feston ditëlindjen e saj sot, ndaj shumë nga adhuruesit e saj e kanë uruar. Por të gjithë i kanë sytë nga bashkëshorti dhe motra e saj Luana Vjollca. Getoari na ka suprizuar prej kohësh me dedikimet e tij për Marinën, e duket sikur ajo ka arritur të nxjerrë romantikun e fshehur brenda shpirtit të reperit. Ndërsa me motrat e saj dihet që lidhja është e fortë dhe këtë në çdo rast që gjejnë e tregojnë hapur. Urimi i Luanës, moderatores tjetër të njohur sigurisht që nuk mund të mungonte në këtë ditë. “Nuk e di si do kishte qenë jeta ime pa ty, por as nuk dua ta imagjinoj! Gjithmonë bashkë Gjysma ime. Gëzuar ditëlindjen jetë. Marina TË DUA”,-ka shkruar ajo krahas videos me momente gazmore së bashku.

Sigurisht që Marina nuk ka vonuar t’i kthejë përgjigje me një koment në videon përkatëse. “Faleminderit shumë bebja ime që ma zgjat jetën duke më bërë për të qeshur. Të dua shumë gjysma ime”,-shkruan ajo. Eh motrat!/revistawho.com