14 shkurti shënon kulmin e muajit dedikuar dashurisë. Megjithëse jo të gjithë e festojnë dhe e preferojnë si festë, ‘Shën Valentini’ ka hyrë prej vitesh edhe në vendin tonë si një kulturë e ardhur nga perëndimi. Surprizat dhe dhuratat për njeriun e zemrës janë pjesa më e bukur e kësaj dite. Më shumë se çdo ditë tjetër, sot edhe ata më pak të ndjeshmit dhurojnë pak emocione me detaje të ëmbla.
Sigurisht në një ditë si kjo, vëmendje të veçantë marrin edhe personazhet e njohur publikë, të cilët urojnë ndjekësit, personin e zemrës ose ndajnë me të gjithë dhuratat që kanë marrë gjatë kësaj dite. Secili prej tyre ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar këtë ‘Shën Valentin’, një pjesë janë surprizuar me detaje shumë romantike, ndërsa të tjerë kanë ndarë pak momente nga festimet krah partnerit. Një përmbledhje të gjithçkaje që është publikuar deri tani nga personazhet publikë shqiptarë ua sjellim me anë të disa fotove./revistawho.com