• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Pa kategori

“Ups! E thashë”, Enca i hedh një thumb kolegëve, por me kë e ka?!

Këngëtarja Enca Haxhia di gjithmonë si të tërheq vëmendjen në rrjete sociale, me fotot që publikon, por edhe me statuset që shpeshherë nxisin komente të shumta. Me statusin e fundit duket se Enca i hedh një thumb kolegëve të saj që nuk e suportojnë. Këngëtarja bukuroshe shkruan se ia shpifin ata që e ndjekin, por kurrë nuk i pëlqejnë fotot e saj. “Njerëzit që të ndjekin por nuk t’i pëlqejnë kurrë postimet, ta shpifin! Ups, e thashë!”, shkruan Enca, duke i bërë fansat kuriozë se me kë e ka këtë status thumbues. Por kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shpreh hatërmbetje ndaj kolegëve. Kohë më parë, Enca u shpreh e zhgënjyer që disa artistë nuk e mbështesin kur ajo publikon këngë të reja, duke i publikuar në InstaStory, siç ndodh zakonisht mes kolegëve.

Rikujtojmë që së fundmi Enca festoi 25-vjetorin e lindjes me një festë përrallore, në të cilën mblodhi miqtë e njerëzit e saj më të afërt.