Në përfundim të vitit 2020, Stresi nuk ka harruar t’i dedikojë disa fjalë edhe Keisit, për të cilën ka treguar se është i lumtur që e ka njohur, ndonëse nuk patën mundësi të festonin asnjëherë bashkë.
“E shtrenjtë Keisi të uroj gëzuar qofsh e lumtur në vitet e ardhshme. Ti meriton të gjithë lumturinë e botës, je vajzë shembullore, unë kam dhe do kem respekt gjithmonë për ty. Ne nuk festuam kurrë bashkë, kështu ishte e shkruar. Por unë gjithmonë do të kujtoj sepse më trajtove si mbret”, ka shkruar Stresi krah fotos me Keisin.
Prej disa kohësh Keisi është zhvendosur në Kanada, megjithatë dyshja nuk i ka kursyer asnjëherë dedikimet apo urimet publike për njëri-tjetrin./revistawho.com