• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Moti

Ulen temperaturat në vend, rikthehen shirat

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por sipas MeteoAlb pjesa e dytë e ditës do të sjellë një sistem me vranësira fillimisht në zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore duke gjeneruar shira afatshkurtër, të cilët herë pas herë do jenë dhe në formë rrebeshi.

Orët e natës paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Temperaturat e ajrit ulen lehtë me 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C mëngjesi deri në 33°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35-40 km/h, nga drejtimi. Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.