Prej kohësh, të fiksuarit pas UFO-ve pretendojnë se mbi Hënë ka prova të ekzistencës së jetës jashtëtokësore. Një video e hedhur së fundmi në YouTube nga Secureteam ka befasuar shumëkënd. Ekipi i Secureteam pretendon se në buzët e një krateri mund të shihen pesë kulla rreth 70 metra të gjata. Madje ata japin të dhënat për këto kulla, që ngjajnë si piramidat. Sipas Secureteam, NASA i ka fshirë këto struktura nga imazhet e mëparshme. Ndërkohë që ka nga ata që habiten, të shumtë janë ata që thonë se ky mund të jetë thjesht një spekulim.