• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“U zumë keq!” Chiara Ferragni dhe Fedez flasin për arsyet e sherrit në liqenin Como

Ka kaluar gati një muaj qysh kur rrjeti nuk e përmbajti dot veten, pas disa fotove të Chiara Ferragni me burrin e saj duke u zënë në liqenin Como. (Thua ish fundi i botës!).
Tashmë ata të dy kanë folur se çfarë ka ndodhur në jahtin luksoz duke na shtuar kureshtjen e ngjarjes që provokoi sherrin.
Në një “insta-live” Fedez ka thënë: “Është e vërtetë, u zumë keq. Por u sqaruan para se së ktheheshim tek shtëpia jonë në Milano. Sherri më i madh ndodhi pikërisht në çastin kur jemi fotografuar. E kam fjalën për foton që u bë virale në rrjet. Sidoqoftë motivi ishin ca budallallëqe”, ka thënë bashkëshorti i Chiaras, këngëtari Fedez.
Gjatë zhvillimit të këtij episodi live ka hyrë edhe vet Chiara e cila ka sqaruar më tej.
“Motivi ishin ca çështje familjare”. (Epo si të gjithë njerëzit normal mbi këtë tokë fundja)
Rëndësi ka që ky episod nuk ndikoi fare tek festimi i përvjetorit të tretë të martesës dhe askund tjetër në jetën e tyre. Në fund të fundit, nuk është se njerëzit ndahen apo janë në krizë sa herë zihen, pavarësisht se njerëzit e zakonshëm nuk i fotografon njeri./revistawho.com

CLOSE
CLOSE