• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

U vesh nga ajo në “MTV Video Music Awards”, Bella Hadid falenderon publikisht stilisten shqiptare

Modelja e njohur, Bella Hadid u shfaq në ‘MTV Video Music Awards 2020’ me një veshje të stiluar nga Carlos Nazario dhe të realizuar nga një dizajnere e talentuar shqiptare, Nensi Dojaka, e cila ka përfunduar studimet për modë në Londër.
“Bella Hadid bëri ëndrrat e mia realitet. Jashtëzakonisht mirënjohëse. Kaq shumë dashuri. Bella në VMA-s me një veshje nga koleksioni vjeshtë-dimër 2020 i prezantuar në Fashion Fest”, shkroi Nensi në llogarinë e saj duke mos fshehur lumturinë e një momenti kaq special. Megjithatë pas këtij momenti nuk ka munguar as postimi i Hadid, e cila ka zgjedhur ta falenderojë publikisht Nensin.
“E veshur nga një dizajnere e re, jashtëmase e talentuar @nensidojaka stiluar nga vëllai im @mr_carlos_nazario”, shkroi Bella në postimin e fundit në ‘Instagram’.
Me siguri ky moment duhet të jetë ndër më të bukurit për Nensin, e cila vetëm 3 vite më parë përfundoi studimet Bachelor në Kolegjin e Modës në Londër, ndërsa së fundmi sapo është diplomuar në studime pasuniversitare edhe në Central Saint Martins, pjesë e Universitetit të Arteve në Londër.