• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

U tha se u shtrua në spital me urgjencë, zbulohet e vërteta mbi gjendjen shëndetësore të Ismail Kadare

Pak orë më parë në media u përhap me shpejtësi lajmi se shkrimtari i njohur, Ismail Kadare u çua me urgjencë në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Lajmi u bë i dtur nga poeti Arti Lushi, i cili me anë të një statusi në ‘Facebook’ lajmëronte gjithë dashamirësit se Kadare ishte shtruar në spital. Por në fakt e vërteta është ndryshe. Poeti Lushi ka folur për ‘Anabel.al’ duke e mohuar këtë lajm dhe duke u shprehur se ai lajmërim nuk është bërë nga ai. Me sa duket e gjitha ka qenë një trillim dhe për fatin e mirë shkrimtari i dashur gëzon shëndet të plotë.