• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

U tha se nuk flisnin më bashkë, Oriola Marashi dhe Noizy shihen duke festuar së bashku

Oriola Marashi është një nga modelet shqiptare më të komentuara, ndërsa Noizy një nga reperët më të njohur. Kohët e fundit, Oriola iu bashkua grupit ‘O.T.R’ dhe kështu marrëdhënia e saj mme Noizy-n u bë kryefjala e portaleve. Së fundmi, u tha se dyshja nuk fliste më, madje nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në ‘Instagram’, por fotot që ka publikuar modelja bashkë me një nga pjesëtarët e grupit, tregojnë se në fakt shoqëria e tyre mund të jetë rikthyer si më parë. Edhe pse nuk kanë publikuar foto bashkë, Oriola dhe Noizy kanë qenë në të njëjtën festë, bashkë me miqtë dhe reperin Cash Money, i cili ka publikuar foto me të dy. Modelja ka marrë pjesë në shumë videoklipe të Noizy-t, megjithatë të gjithë fansat e saj po presin këngën që ajo ka paralajmëruar disa kohë më parë./revistawho.com