• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

U tha se morën lejen e mbretëreshës për të pagëzuar vajzën me emrin Lilibet, por e vërteta është ndryshe

Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër të një vajze këtë të premte. Fëmijën e tyre të dytë, çifti vendosën ta pagëzojnë me emrin Lilibet Diana Mountbatten-Windsor, në nder të mbretëreshës dhe të nënës së ndjerë të Harryt.

Lajmi u bë publik shpejt dhe zuri faqet e para të çdo medie. Që nga ai moment, gjithçka rrotullohet rreth të voglës që ju shtua pasardhësve të monarkisë.

Një detaj i ri që është zbuluar, na habiti jo pak. Burime pranë çiftit Meghan-Harry, bënë me dije, se prindërit e Lilibet, i kishin marrë leje Elisabeth-ës për emrin e së voglës, por gjërat nuk qenkan në të vërtetë kështu. Burime nga pallati e kanë mohuar këtë lajm, duke rrëfyer se emri ka qenë surprizë për monarken. Mbase ajo as nuk do e pranonte, shprehen disa prej tyre.

Për ata që nuk e dinë, Lilibet (Lili) është nofka që ka pasur në moshë të vogël Mbretëresha. Njerëzit më të afërt kanë preferuar ta thërrasin pikërisht me këtë nofkë./revistawho.com