• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

U tha se janë ndarë, kjo foto e bashkëshortes së William Levy-t i jep fund dyshimeve

Prej javësh po përflitet për një ndarje të çiftit të njohur William Levy dhe Elizabeth Gutierrez, të cilët janë prindër edhe të dy fëmijëve. Por pas këtij postimi, thashethemet nuk do të vazhdojnë më. Aktorja e njohur ka publikuar disa orë më parë një foto krah bashkëshortit të saj dhe disa miqve të tyre duke shkruar: “Na mungon Lala Land dhe na mungoni ju djema”.

Sigurisht me anë të kësaj fotoje, Elizabeth ka lënë të kuptohet se gjërat mes saj dhe bashkëshortit janë më mirë se kurrë dhe thashethemet nuk kanë ndikuar aspak tek ta. Komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumta dhe shumica prej tyre shprehen të lumtur që çifti janë bashkë.

Kujtojmë se William dhe bashkëshortja e tij janë prej shumë vitesh bashkë dhe pavarësisht uljeve dhe ngritjeve të dy aktorët kanë arritur të zgjidhin problemet dhe ta bëjnë marrëdhënien të funksionojë. / revistawho.com