Ditën e djeshme në rrjet qarkulluan lajme se bloggerja e njohur, Armina Mevlani, mund të jetë shtatzënë. Shkak për këtë u bë një foto e publikuar nga vetë ajo në Instagram, ku i dukej barku pak i fryrë. Mirëpo në një reagim për “Iconstyle”, Mevlani e ka mohuar këtë lajm.
“Nuk është e vërtetë. Pak të shohin barkun e fryrë një moment, të bëjnë shtatzënë”, u shpreh Armina.
Ajo ka treguar më parë se dëshiron shumë të bëhet nënë, por tani nuk mundet për shkak të impenjimeve të shumta dhe dëshiron që kur kjo të ndodhë, ajo t’i përkushtohet plotësisht bebit.