• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

U shfaq tërësisht i zhveshur në rrjete sociale, Alban Ramosaj tregon arsyet e këtij vendimi

Në janar të këtij viti, një foto e Alban Ramosaj bëri xhiron e gjithë rrjeteve sociale, në të cilën ai shfaqej tërësisht i zhveshur. Nga ana e ndjekësve të tij pati reagime të shumta, por askush nuk arriti ta kuptonte çfarë e shtyu Albanin drejt këtij vendimi. Së fundmi i ftuar në emisionin “Nd’rrimi i natës” Albani ka treguar se ka pasur disa arsye që publikoi atë foto.

Këngëtari tha se ai është një njeri pa komplekse dhe gjithë shoqërinë e tij e ka shumë mendjehapur. Më tej ai ka rrëfyer se në momentin që është shkrepur fotoja ka qenë i rrethuar nga disa njerëz dhe është ndjerë shumë i lirë. “E kam vërejtur që shumë prej fytyrave publike edhe njerëz të thjeshtë që përdorin ‘Instagram-in’ janë të shtyrë për të qenë si tip marionetash, kanë një strukturë shoqërore që nuk dalin jashtë saj. Kam dashur t’ju them njerëzve bëni çfarë të doni, jini vetvetja”, – është shprehur Albani. Së fundmi Alban Ramosaj ka publikuar trilogjinë “Hiraeth”, të cilat sipas tij janë dedikim për një dashuri platonike. /revistawho.com