Sot në media ka qarkulluar një video e një djali që shfaqet duke u puthur me Arbenita Ismajlin. Pasi video është bërë publike, djali ka zgjedhur të reagojë, duke zbuluar kështu dhe identitetin e tij. Ai quhet Kened Tahiri dhe është model. Kenedi është shprehur se atij i kanë vjedhur llogarinë e ‘Snapchat-it’ nga ku kanë marrë edhe videon. “Mbrëmjen e kaluar ‘snapchat-i’ im u vodh. Njerez t’lige bre, sa t’lige jeni”, shkruan ai. Lidhja mes tij dhe Arbenitës me siguri daton kohë më parë, pasi tashmë ajo ēshtë në një lidhje me reperin e njohur, Fero.