• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

U prek nga largimi i befasishëm i Donaldit dhe Romeos nga “Al Pazar”, Agron Llakaj: Nuk më kanë telefonuar

Pak ditë më parë, Romeo dhe Donaldi, deklaruan në “E diell” se pas shumë sezonesh, ata nuk do të jenë më pjesë e “Al Pazar”. Ky largim duket se ka prekur shumë Agron Llakajn, i cili është shprehur në emisionin e pasdites në “Vizion Plus” se ata as nuk e kanë telefonuar. “Dera këtu është e hapur. Unë e kam treguar edhe kështu, që kur im bir u largua nga shtëpia, natyrisht ai përsëri im bir mbetet edhe pse vjen më rrallë. Ata ngelen përsëri prodhimi ynë, dhe uroj që ata të mbartin me vete dashurinë për Al Pazarin. Kam vënë re që në të gjitha promot që ne kemi vënë, ata nuk kanë klikuar dhe më ka habitur pak nuk e di pse , por më ka bërë përshtypje. Nuk kanë klikuar për ta parë, nuk e di nëse e ndjejnë si boshllëk. Megjithatë unë i kam dashur shumë, i kam mbështetur shumë dhe jam i lumtur që i kam krijuar. Uroj që në punën  e tyre të kenë talentin, punën dhe mbi të gjitha mirënjohjen. Mos harrojnë ta kthejnë kokën mbrapa nga vijnë ku kanë ecur dhe ku do shkojnë”. Ai ka vazhduar duke thënë se këto fjalë mund t’ja thonte edhe vetë Romeos e Donaldit, por ata nuk e kanë telefonuar më. Dy binjakët i pamë së fundmi si moderatorë në emisionin “Treshat” në “Tring”, bashkë me Bora Zemanin.