Andi dhe Tea dolën sot të përputhur nga “Përputhen Prime”. Andi i propozoi Teas të largohen bashkë nga programi për ta vazhduar lidhjen jashtë e për të patur mundësinë për ta shijuar në privatësi.
“Mos të intimidohemi më nga kamerat, të jemi të lirë, kur të jetë për tu puthur të puthemi, kur të jetë për tu përqafuar të përqafohemi dhe kur të jetë për të bërtitur të bërtasim. Tani e kam kuptuar ç’do të thotë të përputhesh se tani e ndjej Tean si njeriun e duhur për veten time, pse jo të mos kaloj dhe gjithë jetën me të”-tha Andi ndërsa Tea e pranoi propozimin për ta vazhduar lidhjen jashtë.
Menjëherë pas kësaj filloi në studio pati një vallëzim mes dyshes e më pas u ndanë llokume për të gjithë konkurrentët.