G-Easy ka folur si rralherë për Ashley Benson në një intervistë për ‘Entertainment Tonight’. Ai ka treguar se Ashley është një person i jashtëzakonshëm dhe e talentuar në shumë fusha. “Ajo është e veçantë. Padyshim, ajo është një aktore e shkëlqyer, por e dini duke punuar për të, me të dhe duke e vënë atë para një mikrofoni, duke e parë atë duke kënduar aq lehtë është e mrekullueshme”, ka treguar G-Easy duke shtuar se Ashley ka një talent që bota nuk e ka njohur më parë.
Kujtojmë se prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar spekulimet se dyshja është në një lidhje dashurie me njëri-tjetrin dhe intervista e fundit e G-Easy i ka përforcuar edhe më shumë këto mendime të ndjekësve të tyre./revistawho.com