• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

U përfolën për lidhje, Alban Ramosaj dhe Niki Delijorgji kanë diçka për të na thënë nga shtrati

Prej kohësh Alban Ramosaj dhe modelja Niki Delijorgji janë përfolur për një lidhje dashurie. Disa kohë më parë vetë Niki ka pranuar publikisht se Albani ja ka kushtuar këngën  asaj. Gjithashtu dhe Albani i ftuar tek “Rudina” ka pranuar se është i dashuruar me modelen duke na bërë lëmsh të gjithëve.

Së fundmi këngëtari ka publikuar në Instagram një foto ku çifti shfaqet në shtrat.

Vëmendjen në këtë foto e ka marrë komenti i Nikit e cila shkruan “Dashuria ime”.

Për më tepër, Albani dhe Niki paralajmëruan ndjekësit për një surprizë, e cila me siguri do të jetë një projekt muzikor. Duket se ata do të bashkëpunojnë për një këngë, e cila do të publikohet pikërisht më datën 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit, që me siguri nuk është zgjedhur rastësisht si datë.