• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

U pa në krahët e një vajze pas ndarjes nga partnerja, reperi shqiptar zbulon si qëndron e vërteta

Lim Hoti është një nga reperët më të rinj të showbiz-it, por përveç muzikës që bën ai është i njohur dhe për lidhjen me reperen Baby G. Dyshja e bëri publike lidhjen pak kohë më parë nëpërmjet një fotoje në ‘Instagram’, më pas publikuan bashkëpunimin e tyre të parë ‘Pretty Gangster’ ku ishin dhe protagonistë në videoklip, ndërsa tani nuk është e sigurt nëse vazhdojnë të jenë bashkë apo jo. Baby G dhe Limi nuk e ndjekin njëri-tjetrin në ‘Instagram’ dhe mbrëmjen e djeshme, ‘Iconstyle’ publikoi një video që ngriti akoma më shumë dyshimet. Bëhej fjalë për një vajzë që shfaqej shumë pranë me reperin në fjalë dhe teksa të gjithë menduan se kjo ishte prova që na nevojitej, Limi sqaroi të gjithë situatën duke ndarë me ndjekësit e tij një foto së bashku me vëllain. “Vëllai im. Ngjajmë aq shumë saqë portalet na ngatërrojnë”. Pra, në videon e djeshme në të vërtetë ka qenë vëllai i tij që sapo është kthyer në Shqipëri, që do të thotë se lidhja e Limit me Baby G mund të vazhdojë ende si në fillim, megjithatë jemi në pritje të disa ‘provave’ të tjera./revistawho.com