• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

U nda nga jeta, lokalet në Prishtinë bëjnë gjestin e veçantë në nder të Nexhmije Pagarushës

Ditën e djeshme legjenda e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Ajo u largua, por pas la një karrierë të madhe muzikore, një pasuri të paçmueshme për të gjithë artistët dhe popullin shqiptar.

Të shumta ishin reagimet në rrjetet sociale ku përveç familjarëve, artistëve dhe të gjithë ata që ishin rritur me muzikën dhe artin e Nexhmijes shprehën ngushëllime dhe dhimbje.

Në shenjë nderimi ditën e sotme, sipas mediave kosovare në të gjithë lokalet e kryeqytetit Prishtinë në të njëjtën kohë, do të vendoset muzika e legjendës sonë.

Një gjë është e sigurt, edhe pse u largua, me muzikën që ajo la do të jetë gjithmonë pranë nesh.