Ajo është një nga moderatoret më simpatikeve, por që prej pak kohësh nuk e shohim më në ekran. Bëhet fjalë për Jonida Shehun, e cila braktisi emisionin në ‘Top Channel’ për shkak se gjërat nuk po shkonin si dëshironte ajo. Por duket se Jonida Shehu nuk do t’i mungojë edhe për shumë gjatë ekraneve shqiptare. Burime për “Xing.al” kanë bërë të ditur se Shehu është rekrutuar nga televizioni “Klan” dhe me shumë gjasa, moderatorja do të ketë një emision të sajin në “Klan Plus”.