• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

U kthye në hit brenda pak orësh, Elvana Gjata zbulon nga u frymëzua për këngën e re

Ditën e djeshme Elvana Gjata dhe Capital T publikuan bashkëpunimin e dytë mes tyre, “Fustani”. Pavarësisht se kanë kaluar vetëm 13 orë nga publikimi, kënga është kthyer shumë shpejt në një hit. Në videoklip Elvana shfaqet shumë sensuale, veshur me disa fustane të ndryshme që i nxirrnin në pah format e saj trupore. Duke qenë se dhe kënga mban titullin “Fustani”, të gjitha veshjet e Gjatës janë zgjedhur me shumë kujdes dhe kanë një stil mjaft të veçantë. Por a e dini se nga është frymëzuar këngëtarja për të shkruar tekstin e kësaj kënge? Ditën e sotme ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të shkëputur nga videoklipi, ku shfaqet veshur me një fustan në ngjyrë floriri.

Përkrah saj ajo ka treguar se për këngën e re është frymëzuar nga puna artistike e Valdrin Sahitit, stilisti i cili ka punuar edhe për veshjet e saj në videoklip. “E shkruajta këtë këngë e inspiruar nga arti i Valdrin Sahitit”, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur fotos. Kjo nuk është hera e parë që Elvana Gjata bashkëpunon me Sahitin, sepse prej vitesh ajo ja ka besuar atij stilin e saj. Kujtojmë se përtej punës ata të dy ndajnë dhe një raport shumë të mirë miqësor. /revistawho.com