Pak ditë më parë, Dhurata Dora solli projektin e saj të fundit muzikor në bashkëpunim me reperin e njohur, Azet, të titulluar ‘Fajet’.
Kënga numëron mbi 3 milionë klikime në ‘Youtube’, duke treguar dhe suksesin e saj të menjëhershëm. Së fundmi Dora ka vendosur të ndajë me fansat disa momente nga prapaskenat ku duket se është argëtuar shumë me stafin e saj të punës, por dhe ka duruar temperaturat e larta gjatë xhirimeve.
Këto momente janë ato që provojnë më së miri suksesin e projekteve të ndryshme që Dhurata ka sjellë deri më tani, të cilat janë kthyer menjëherë në hite./revistawho.com