• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“U kënaqa si fëmijë”, Manjola Nallbani nuk mund të fshehë gëzimin e këtij momenti në Akademinë e Arteve

Artistja e njohur e skenës shqiptare, Manjola Nallbani ka treguar me anë të një postimi në rrjetet sociale se sa e lumtur është ndjerë teksa e ka parë Universtitetin e Arteve ku punon prej shumë vitesh të rikonstrukturuar.

“U kënaqa si fëmijë kur shkova në Universitetin e Arteve dhe e gjeta kaq të transformuar për mirë pas rikonstruksionit. Kam kaluar pjesën më të madhe të jetës në këtë shkollë. Njëherë si studente e prej 15 vitesh si pedagoge. E lumtur që do kemi ambientet e kushtet që të ndihemi vërtetë si artiste ne, po sidomos më vjen kaq mirë për studentët”, ka shkruar Nallbani krah postimit të fundit ku shfaqet si çdo herë tjetër e kuruar deri në detaje.

Me siguri gëzimi i këtij momenti për Manjolën duhet të jetë shumë i madh, pasi këngëtarja është prej vitesh pjesë e Akademisë së Arteve duke nxjerrë një sërë brezash të diplomuar për kanto./revistawho.com