• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

U infektua me koronavirus, këngëtari i njohur nuk zë mend dhe nuk zbaton rregullat

Muajin e kaluar këngëtari i njohur turk Reynmen u infektua me koronavirus. Për fat të mirë, këngëtari arriti ta kalojë këtë virus, por mesa duket nuk ka zënë mend. Paparacët e kanë fotografuar ditën e djeshme pa maskë në rrugë. Pavarësisht ditëve të vështira që kaloi, Reynmen vazhdon të mos i zbatojë masat anti-covid që qeveria turke ka vendosur. “E harrova në tavolinë. E kisha maskën kur erdha këtu. Papërgjegjshmëri nga ana ime”-u shpreh këngëtari. Reynmen është shumë i njohur jo vetëm në Turqi, por edhe jashtë kufijve. Kënga e tij “Ela” u shpall si kënga më e dëgjuar vitin e kaluar./revistawho.com