Aktorja indiane Shrenu Parik testoi pozitive me koronavirus në korrik. Për fat të mirë ajo arriti ta fitojë betejën me virusin dhe sot është mirë me shëndet. Megjithatë fansat kanë vënë re se aktorja ka shtuar peshë gjatë kësaj kohe dhe ajo gjatë një interviste u shpreh se këtë gjë mund ta rregullojë shpejt, por shëndetin e saj nuk e rikthen dot më. “Së fundmi teksa bisedoja me fansat e mi, dikush më tha se kam shtuar peshë, gjë që është e dukshme. Kur je me mjekime, e shtrirë gjithë kohës dhe duke ngrënë shumë, shton peshë. Në profesionin që kam unë, nuk mund të shtoj peshë, por dua t’i them të gjithëve që është e rëndësishme të shplodhen dhe të mos nxitojnë për të bërë gjërat. E di që të gjithë duan të rikthehen në punë menjëherë pasi shërohen dhe kështu mendoja dhe unë. Por ka ndodhur që Covidi është rikthyer sërish prandaj duhet ta marrim më me avash. Unë mund të humb peshë kur të dua, por nuk do të mund ta rifitoj shëndetin tim”-tha aktorja.