• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

U desh të vinte Dua Lipa që Elton John të ngjitej në ‘Billboard’ pas 21 vitesh

Pas 21 vitesh, emri i Elton John u pa sërish në renditjen më të rëndësishme të muzikës në botë, ‘Billboard Hot 100’. Njoftimin e bëri vetë ikona e muzikës, i cili me një postim tregoi se ndihet shumë mirë që është rikthyer dhe falenderon Dua Lipën për bashkëpunimin në krijimin e një kënge kaq të bukur. Kënga e Elton dhe Duas quhet ‘Cold Heart’ dhe ka pak ditë që është publikuar.

 

Projekti u ngjit menjëherë në krye të renditjes më të rëndësishme që ndryshon çdo ditë në varësi të hiteve të reja që dalin dhe reagimit të audiencës ndaj tyre. “Cold Heart” është gjithashtu në listën e 3 këngëve më të mirave të kategorisë ‘Dance’./revistawho.com