• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

‘U çmendën’ fansat, Bebe Rexha feston 30-vjetorin me një foto provokuese

Festa e ditëlindjes së saj ka filluar që para një jave, por vetëm ditën e sotme Bebe Rexha mbushi zyrtarisht 30 vjeç. Sipas saj kjo është mosha më e bukur dhe për këtë arsye festimet e ditëlindjes kanë qenë pak të veçanta. Fillimisht ajo publikoi albumin “Not 20 anymore”, ndërsa tani Bebe ndau me ndjekësit një foto që ‘çmendi’ rrjetin. Ajo shfaqet e veshur vetëm me një palë të brendshme të zeza, duke ekspozuar format e saj trupore. “Ja si dukesh kur je 30 vjeç. Kostumi im i ditëlindjes është dashuria për vete. Pozitivitet për trupin. Stërvitje përpara shfaqjes”, ka shkruar Bebe. Kjo foto ka shkaktuar reagime të shumta nga miqtë dhe fansat e këngëtares. Shumica e tyre e kanë quajtur si inspirim, ndërsa pjesa tjetër e ka përgëzuar për pamjen e saj./revistawho.com